Terra Towers, në Shkozë, Tiranë, është një kompleks rezidencial dhe shërbimesh që sjell një tjetër mënyrë për ta përjetuar jetën urbane. Vetëm 4.3 km nga qendra e Tiranës, projekti kombinon aksesin e shpejtë me një mjedis të gjelbëruar, hapësira rekreative dhe ambiente të dedikuara për komunitetin.
Arkitektura e volumeve me lartësi të ndryshme krijon një peizazh modern, ndërsa organizimi i ndërtesave dhe vendosja e kujdesshme e dritareve ruajnë privatësinë e çdo banese. Një shesh i brendshëm pa makina, hapësira për fëmijë dhe zona për pushim e bëjnë Terra Towers një vend ku qyteti nuk është thjesht pranë, por jetohet ndryshe.
Gjeni pronën ideale duke përdorur filtrat tanë.
Eksploro rezidencën përmes një turi virtual dhe zbulo çdo detaj të hapësirës tënde të re.
Projektet tona pozicionohen në zona strategjike të Tiranës dhe në hapësira me potencial të lartë zhvillimi, të përzgjedhura për aksesin, infrastrukturën dhe mundësitë që ofrojnë për një jetë komode dhe një investim me vlerë afatgjatë.
Çdo projekt realizohet me standarde të larta ndërtimi, materiale cilësore dhe vëmendje ndaj çdo detaji, për të krijuar banesa të qëndrueshme dhe të ndërtuara për t’i rezistuar kohës.
Transparenca dhe siguria janë në themel të çdo investimi. Apartamentet e hipotekuara ju ofrojnë më shumë siguri dhe qartësi gjatë procesit të blerjes.
Mundësi fleksibël pagese me këste pa interes, sipas kushteve të përcaktuara për çdo projekt, duke e bërë blerjen e apartamentit më të aksesueshme.
Projektet tona përfshijnë hapësira të gjelbra dhe ambiente të përbashkëta të menduara për të krijuar një mjedis më të qetë, të rehatshëm dhe të përshtatshëm për jetesën e përditshme.
Nga koncepti arkitektonik te organizimi i ambienteve, çdo hapësirë projektohet për të kombinuar estetikën, funksionalitetin dhe komoditetin në një standard bashkëkohor.
Eksploroni të gjitha lokacionet tona elitare dhe zgjidhni pronën që përshtatet me stilin tuaj të jetesës.
Plotësoni të dhënat tuaja për të caktuar një takim me ekipin tonë.
Pranoni lajmet dhe përditësimet më të fundit nga Arb&Trans.